Stoilkoviq me urim për Ditën e Alfabetit Shqip

Stoilkoviq me urim për Ditën e Alfabetit Shqip

Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoj urime të sinqerta anëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare. Kjo ditë është një kujtesë e rëndësishme për vlerën e ruajtjes së identitetit gjuhësor e kulturor dhe për kontributin që diversiteti e jep në shoqërinë tonë.

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në avancimin e jetesës së përbashkët dhe të respektit të ndërsjellë në një mjedis multietnik dhe shumë gjuhësor. Gjuha është themel i identitetit dhe një urë që na lidh drejt të ardhmes së përbashkët.

Le të jetë kjo festë një nxitje për bashkëpunim edhe më të fuqishëm, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Të gjithë anëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare ua uroj Ditën e Alfabetit Shqip, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministri Ivan Stoilkoviq në urimin e tij me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Accessibility Menu