Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq me urim me rastin e festës së Shën Klimentit të Ohrit

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq me urim me rastin e festës së Shën Klimentit të Ohrit

Sot e kremtojmë Shën Klimentin e Ohrit, iluministin e madh, misioni i të cilit për arsim, shkrim-lexim dhe dinjitet njerëzor la gjurmë të përhershme në historinë tonë. Vepra e tij na kujton se forca e një shoqërie qëndron në dijen, respektin dhe unitetin.

Në frymën e vizionit të tij, të vazhdojmë ta ndërtojmë shoqërinë tonë si një bashkësi ku dallimet janë pasuri, ndërsa kohezioni multietnik është detyrimi ynë i përbashkët dhe vlera më e madhe.

Gëzuar festa, i përjetshëm qoftë kujtimi për Shën Klimentin e Ohrit, urtësia e të cilit edhe sot na thërret drejt bashkimit dhe përparimit dhe që misioni e vepra e tij të mbeten edhe më tej amaneti ynë i përbashkët, të jemi të bashkuar si shtet dhe të vazhdojmë të krijojmë një të ardhme në të cilën tradita dhe bashkëkohësia bashkëjetojnë në harmoni.

Accessibility Menu