Urim nga zëvendëskryeministri dhe ministri Ivan Stoilkoviq me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
Në emër të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, dërgoj urime të sinqerta me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, ditës kur u vendos gurthrmeli i një ideali, synimi drejt dinjitetit, barazisë dhe vendit të vet ndër popujt. 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, nuk është vetëm një ngjarje historike, por një simbol i qëndrueshëm i vullnetit për përparim dhe vizionit për të ardhmen, shkruan në urimin e tij zëvendëskryeministri dhe ministri Ivan Stoilkoviq.
“Kjo ditë na kujton vlerat që mbeten aktuale edhe sot, këmbënguljen, përkushtimin, respektin e ndërsjellë dhe bashkësinë. Këto janë themelet mbi të cilat duhet ta ndërtojmë Maqedoninë moderne si shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie, feje apo përkatësie kulturore.
Shoqëria jonë multietnike dhe multikulturore është pasuria jonë më e madhe. Të vazhdojmë të kultivojmë jetesën e përbashkët, dialogun dhe respektin reciprok, sepse vetëm kështu mund të krijojmë një bashkësi të qëndrueshme dhe të drejtë, të denjë për brezat që vijnë.
Me këtë rast, dërgoj urime për të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Dhe edhe një herë, le të na kujtojë kjo ditë se të ardhmen e formësojmë të gjithë së bashku, me mirëkuptim, bashkëpunim dhe shpresë të përbashkët.
Gëzuar festën!”