Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministrër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Stoilkoviq dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore.
Dita e Kryengritjes Popullore, 11 Tetori paraqet një kthesë historike dhe simbol të luftës kundër fashizmit dhe të aspiratës për liri e dinjitet të popullit maqedonas. Në këtë ditë kujtojmë dhe u shprehim nderimet më të larta të gjithë luftëtarëve të guximshëm që e vendosën sakrificën e tyre në themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë.
Kryengritja e vitit 1941 nuk ishte vetëm një përballje ushtarake, por edhe një detyrim moral, një luftë e organizuar, e guximshme dhe e drejtë për të drejtat e njeriut, për barazi dhe vetëvendosje. Ishte momenti kur populli maqedonas, bashkë me të gjitha bashkësitë që jetojnë në këto treva, zgjodhi të ardhmen e një shteti të pavarur dhe demokratik.
Sot, të bashkuar rreth vlerave të lirisë, solidaritetit dhe unitetit, kjo ditë le të jetë një kujtesë se vetëm përmes respektit të ndërsjellë, gjithë përfshirjes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët mund të sigurojmë paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe përparim.
Qoftë i gëzuar 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore. Ta ruajmë lirinë dhe me përgjegjësi ta ndërtojmë të ardhmen për gjeneratat që vijnë.