Urime Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Urime Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Në emër të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, më lejoni të përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Kjo ditë e rëndësishme nuk është vetëm një datë simbolike, por edhe një kujtesë e gjallë për qëndrueshmërinë, identitetin kulturor dhe kontributin e madh të bashkësisë boshnjake në zhvillimin e tërësishëm të shoqërisë së Maqedonisë.

Kontributi i tyre në kulturë, arsim, ekonomi dhe jetën publike paraqet shembull të vlerave siç është bashkëjetesa, dialogu dhe solidariteti, vlera që janë thelbësore.

Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mbetet e përkushtuar fuqishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, si dhe për krijimin e kushteve për një kohezion më të fortë social dhe integrim ndëretnik, vlera që janë thelbësore për stabilitetin, prosperitetin dhe gjithë përfshirjen e shoqërisë sonë.

Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve është thirrje dhe nxitje, që të vazhdojmë ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët përmes mirëkuptimit, mundësive të barabarta dhe respektit të ndërsjellë.

Në frymën e këtyre vlerave, Urime Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu