Stoilkoviq: Le të jenë Pashkët nxitje për energji të re, mendime pozitive dhe hapa të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt

Stoilkoviq: Le të jenë Pashkët nxitje për energji të re, mendime pozitive dhe hapa të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt

Të nderuar qytetarë, në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkëve, ju drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve që kremtojnë Ringjalljen e Krishtit, me dëshira të sinqerta për shëndet, qetësi dhe gëzim në shtëpitë tuaja.

Kjo festë bart një mesazh të fuqishëm për besimin, ripërtëritjen dhe forcën e së mirës. Na kujton se pikërisht në momentet e sfidave, humanizmi, mirëkuptimi dhe mbështetja mes njerëzve janë më të rëndësishmet. Le ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të treguar më shumë kujdes për njëri-tjetrin, për t’i kaluar dallimet dhe për ta forcuar ndjenjën e bashkësisë.

Le të jenë Pashkët një nxitje për energji të re, për mendime dhe vepra pozitive, si dhe për hapa të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ju uroj ditë festive të mbushura me ngrohtësi, dashuri dhe bekim.

Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! – thuhet në mesazhin e zëvendës kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu