Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, u drejtoj urimet më të sinqerta pjesëtarëve të bashkësisë rome, me mesazh për respekt, barazi dhe përparim të përbashkët.
Dita Ndërkombëtare e Romëve paraqet një datë të rëndësishme për të nderuar identitetin, kulturën dhe kontributin e bashkësisë etnike rome në shoqëri.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar për avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si dhe për ndërtimin e një shoqërie të unitetit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, pa ndarje mbi çfarëdo baze.
Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të vazhdojë me politika aktive të orientuara drejt forcimit të pozitës dhe përfshirjes së romëve në të gjitha proceset shoqërore.
Të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike rome ua uroj 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.