23 Maji – ditë krenarie dhe tradite e bashkësisë etnike vllehe

23 Maji – ditë krenarie dhe tradite e bashkësisë etnike vllehe

Dita Kombëtare e Vllehëve është një ditë krenarie, tradite dhe identiteti, e cila na kujton kontributin e rëndësishëm të bashkësisë etnike vllehe në zhvillimin shoqëror dhe kulturor. Me këtë rast, u dërgoj urime të sinqerta pjesëtarëve të bashkësisë vllehe, duke shprehur respekt të thellë për trashëgiminë e tyre kulturore, gjuhën dhe zakonet shekullore.

Kjo ditë paraqet një mundësi për të theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të identitetit kulturor, si dhe për të konfirmuar përcaktimin tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respekt, tolerancë dhe barazi. Bashkësia etnike vllehe, me autenticitetin e saj, është pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor të shtetit tonë.

Le të jetë kjo festë një shtysë për kultivimin e mëtejshëm të traditës, forcimin e bashkimit dhe avancimin e vlerave të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

Ju uroj që 23 Majin ta shënoni me shëndet, gëzim dhe dinjitet, thuhet në urimin e zëvendës kryetatit të Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu