Me rastin e festës së Krishtlindjes, e cila shënon lindjen e Jezu Krishtit dhe përcjell mesazhin e dashurisë, shpresës dhe humanizmit, në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, u drejtoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve të krishterë. Le të jetë kjo festë e ndritur një shtysë për qetësi shpirtërore, respekt të ndërsjellë dhe forcim të kohezionit shoqëror.
Festat e Krishtlindjes le të kontribuojnë në thellimin e vlerave familjare dhe shoqërore, në kultivimin e solidaritetit dhe në përparimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Në frymën e festës, uroj që këto ditë të jenë të mbushura me stabilitet, mirëqenie personale dhe familjare, si dhe me bindjen se përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë mund të kontribuojmë për përparim dhe të mirën e përbashkët.
Të gjithë besimtarëve u dëshiroj shëndet të mirë, paqe dhe kremtim dinjitoz të Krishtlindjes.
Krishti u lind! Vërtet u lind! Gëzuar dhe e bekuar qoftë Krishtlindja, porositi zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoillkoviq.