Të nderuar qytetarë të besimit katolik, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe të krishterë, Lindjes së Krishtit, Krishtlindjes, thuhet në urimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.
- Le të mbushë drita e kësaj feste shtëpitë tuaja me paqe, shpresë dhe gëzim, ndërsa familjet tuaja me shëndet, mirëqenie dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Krishtlindja le të jetë një përkujtues i rëndësisë së solidaritetit, humanizmit dhe respektit, vlera që na bashkojnë dhe na udhëheqin drejt një shoqërie më të mirë.
Në këto ditë festive, ju uroj që momentet e gëzueshme t’i ndani me më të dashurit, të mbushura me dashuri, ngrohtësi dhe mendime të mira. Le të na inkurajojë fryma e bashkësisë dhe mirësisë që t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe së bashku të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.
Ju uroj festa të lumtura dhe të bekuara të Krishtlindjes, të kaluara në paqe, shëndet dhe harmoni familjare, theksoi Stoilkoviq.