Gëzuar 27 janarin, Shën Savën, festën kombëtare të serbëve në RMV!

Gëzuar 27 janarin, Shën Savën, festën kombëtare të serbëve në RMV!

Në emër të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, më lejoni t’u drejtoj urime të sinqerta të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike serbe që jetojnë në vendin tonë, me rastin e shënimit të Shën Savës, festës kombëtare të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

– Figura dhe vepra e Shën Savës janë të gërshetuara në themelet e spiritualitetit, arsimit dhe humanizmit dhe përfaqësojnë vlera universale që prej shekujsh i lidhin popujt e Ballkanit, duke kontribuar në respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën.

Pikërisht mbi këto vlera, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar fuqishëm në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave, identitetit dhe shprehjes kulturore të të gjitha bashkësive si dhe në forcimin e besimit të ndërsjellë, dialogut dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Në këtë frymë solemne, ju uroj që festën ta shënoni në paqe, shëndet dhe dinjitet, duke u udhëhequr nga vlerat që i promovoi Shën Sava, sipas të cilave njeriu vlerësohet në bazë të veprave të tij dhe kontributit ndaj shoqërisë. Gëzuar 27 janarin, Shën Savën, festën kombëtare të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut! – theksoi Stoilkoviq.

Accessibility Menu