Stoillkoviq: Trashëgimia e Kirilit dhe Metodit është frymëzim për të ardhmen

Stoillkoviq: Trashëgimia e Kirilit dhe Metodit është frymëzim për të ardhmen

Me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve pansllavë Shën Kirili dhe Metodi, u drejtoj urime të sinqerta të gjithë qytetarëve me mesazhin për rëndësinë e shkrim-leximit, arsimit dhe zhvillimit kulturor si themele të shoqërisë bashkëkohore.

Kjo ditë është një kujtesë për veprën historike të vëllezërve të shenjtë, iluminizmi i të cilëve la një vlerë të thellë dhe të qëndrueshme në zhvillimin e kulturës, gjuhës dhe arsimit sllav. Misioni i tyre paraqet një bazë të fuqishme për ndërtimin e shoqërive që mbështeten në dijen, dialogun dhe respektin e ndërsjellë.

Trashëgimia e Kirilit dhe Metodit nuk është vetëm pjesë e së kaluarës, por një nxitje aktive për avancimin e proceseve arsimore, mbrojtjen e diversitetit gjuhësor dhe kultivimin e identitetit kulturor. Investimi në arsim dhe shkrim-lexim mbetet parakusht kyç për zhvillim të qëndrueshëm, kohezion shoqëror dhe përparim.

Le të jetë 24 Maji një mundësi për ta konfirmuar përcaktimin tonë për mbështetjen e dijes dhe arsimit, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si vlerë e përbashkët që na bashkon dhe na udhëheq drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Gëzuar 24 Majin – Ditën e iluministëve pansllavë, porositi në urimin e tij zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq.

Accessibility Menu