Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, u drejtoj urimet më të përzemërta pjesëtarëve të bashkësisë fetare myslimane, me dëshirat më të sinqerta për paqe, shëndet dhe mirëqenie.
Kurban Bajrami sjell një mesazh të fuqishëm për solidaritet, sakrificë dhe humanizëm, duke na rikujtuar vlerat që na bashkojnë dhe që forcojnë respektin e ndërsjellë, besimin dhe bashkëjetesën.
Në frymën e festës, ditët festive qofshin të mbushura me qetësi shpirtërore, gëzim dhe ngrohtësi, ndërsa bujaria e festës le të jetë shtysë për avancimin e mirëkuptimit, respektimin e dallimeve dhe ndërtimin e një bashkësie më të fortë mes të gjithë qytetarëve.
Gëzuar Kurban Bajramin, thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.