Urim me rastin e fillimit të Kreshmës së Pashkëve

Urim me rastin e fillimit të Kreshmës së Pashkëve

Me rastin e Kreshmës së Pashkëve, u dërgoj urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve që e nisin këtë periudhë të shenjtë dhe të rëndësishme shpirtërore, duke u dëshiruar që ditët e tyre të jenë të mbushura me mendime të pastra, shëndet të mirë dhe qetësi shpirtërore.

Agjërimi nuk është vetëm përmbajtje, por edhe rrugë drejt pastrimit të brendshëm, përulësisë dhe forcimit të qëndrueshmërisë personale. Pikërisht qëndrueshmëria në mendim dhe veprim është pasqyrim i pjekurisë shpirtërore dhe i përkushtimit ndaj paqes, paqes brenda vetes, por edhe paqes me të tjerët. Paqe që fillon në zemër dhe përcillet në familje, në bashkësi dhe në shoqëri. Pikërisht në këto ditë kujtojmë se mendimi i pastër, durimi dhe njerëzorja janë themelet më të forta të çdo shoqërie të shëndetshme dhe solidare.

Në frymën e këtij agjërimi, uroj shëndet të mirë, forcë shpirtërore dhe qetësi në ditët që vijnë. Le të na nxisë kjo Kreshmë për më shumë mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë, me besimin se përmes ndryshimit personal kontribuojmë për të mirën e përbashkët, theksoi në urimin e tij festiv zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu