Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dërgoj urime të sinqerta për të gjithë besimtarët e fesë islame. Ditët e agjërimit, lutjes dhe përkushtimit shpirtëror le të jenë nxitje për të kultivuar vlerat më të larta njerëzore, humanizmin, solidaritetin, besimin e ndërsjellë dhe respektin ndaj dallimeve. Në kohë kur sfidat janë të përbashkëta, pikërisht mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe dora e zgjatur janë themeli mbi të cilin ndërtojmë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe një të ardhme të përbashkët.
Muaji i mëshirës dhe faljes le të sjellë qetësi në shtëpitë tuaja, shëndet të mirë dhe mirëqenie, si dhe t’i forcojë lidhjet mes njerëzve, duke na nxitur për kujdes më të madh ndaj njëri-tjetrit.
Në frymën e festës, uroj agjërim të lehtë, shëndet, paqe dhe mirëqenie në çdo familje, me bindjen se vlerat që sjell Ramazani do të kontribuojnë në ndërtimin e mëtejshëm të një shoqërie të bazuar në barazi, respekt dhe përgjegjësi të përbashkët, theksoi në urimin e tij festiv zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.