Urim me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Urim me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Fillimi i muajit më të shenjtë për myslimanët, Ramazani dhe simbolika e tij le të nxisin atë që është më e vlefshme tek njeriu, të mishëruar në mëshirë, besim, tolerancë dhe respekt për tjetrin.

Le të jetë ky muaj i lutjeve, mirësisë dhe faljes një nxitje për ndihmën dhe respektin e ndërsjellë, sepse vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar dallimet, do të arrijmë të ndërtojmë bashkëjetesë dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.

Në frymën e festës, ju uroj besimtarëve myslimanë në vend agjërim të lehtë gjatë muajit të Ramazanit, shëndet të mirë, paqe, mirëqenie, dashuri dhe falje, me besimin se muaji i Ramazanit do t’i forcojë këto vlera, tha në urimin e tij festiv zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu