Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, me rastin e festës së Ramazan Bajramit, ka drejtuar një urim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë me besim mysliman.
“Le të ndriçojë kjo festë shtëpitë dhe zemrat tuaja me dashuri, harmoni dhe tolerancë, sepse jam i bindur se këto vlera janë rruga e sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të lumtur për shtetin tonë dhe për të gjithë qytetarët e saj. Urime Bajramin,” shkruan Stoilkoviq.