Me rastin e shënimit të 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit dhe ideologut maqedonas Goce Dellçev, në ceremoninë qendrore në kishën “Shën Spasi” në Shkup, një delegacion i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, i udhëhequr nga nënkryetari dhe ministër në Qeverinë e RMV-së, Ivan Stoilkoviq, vendosi lule të freskëta.
Goce Dellçev lindi më 4 shkurt 1872 në Kukush, në familjen e Sulltana dhe Nikolla Dellçevit. Ai u shkollua në gjimnazin e Selanikut dhe në Akademinë Ushtarake në Sofje. Punoi si mësues në Shtip dhe si anëtar i Komitetit Qendror të TMORO-së, u angazhua në krijimin e një rrjeti bazash, komitetesh dhe çetash të Organizatës.
Si anëtar i TMORO-së, ai u quajt apostull i revolucionit. Si një humanist i madh, mësues dhe luftëtar, duke organizuar luftën për lirinë e popullit maqedonas, ai përshkoi të gjithë vendin. Kundërshtarët e çështjes revolucionare maqedonase e shihnin Goce Dellçevin si armikun më të madh dhe përpiqeshin ta eliminonin në çdo mënyrë. Ai mori pjesë në Kongresin e Selanikut të VMRO-së (1896) dhe deri në vitin 1901 ishte përfaqësues i jashtëm i VMRO-së në Sofje.
Më 4 maj 1903, u vra në fshatin Banicë, në rrugën për në Serez. Sarkofagu me eshtrat e Goce Dellçevit ndodhet që nga viti 1946 në oborrin e kishës “Shën Spasi” në Shkup.
Liturgjinë e sotme përkujtimore në nder të Dellçevit e udhëhoqi Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani.