Urime Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori!

Urime Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori!

Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo ditë e rëndësishme në historinë e shtetit tonë na kujton vullnetin e përbashkët të popullit të shprehur në referendumin e vitit 1991 për një shtet sovran dhe demokratik.

Pavarësia na nxit të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për një shoqëri të bazuar mbi barazi, respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet mes të gjitha bashkësive kombëtare. Forca jonë ka qenë gjithmonë në larmishmërinë tonë, ndërsa suksesi në aftësinë tonë për të qenë të bashkuar në qëllimet kryesore.

Urime Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori!, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu