Përshpejtimi i procesit për disponueshmërinë e teksteve shkollore në gjuhën serbe dhe boshnjake

Përshpejtimi i procesit për disponueshmërinë e teksteve shkollore në gjuhën serbe dhe boshnjake

Drejtori i Drejtorisë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive pranë Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Miroslav Triçkoviq, mbajti një takim koordinues me autorët e teksteve shkollore në gjuhët e bashkësive.

Në takim u diskutua për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Drejtoria, me qëllim që tekstet shkollore të jenë të disponueshme sa më shpejt për nxënësit që ndjekin mësim të rregullt dhe zgjedhor në gjuhën serbe dhe boshnjake.

Gjatë takimit, ndër të tjera, u diskutua edhe për vështirësitë me të cilat përballen mësimdhënësit në procesin e realizimit të mësimit në gjuhët amtare të këtyre bashkësive.

U ra dakord për përmirësimin e koordinimit, me qëllim realizimin më efikas të hapave të nevojshëm dhe sigurimin e një mësimdhënieje më cilësore në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive.

Accessibility Menu