Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri Stoilkoviq realizoi takim me përfaqësues të organizatave dhe mediave nga Republika e Turqisë

Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri Stoilkoviq realizoi takim me përfaqësues të organizatave dhe mediave nga Republika e Turqisë

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot ka realizuar një takim pune me përfaqësues të organizatave dhe mediave nga Republika e Turqisë, ndër të cilët Filiz Shahin, kryetare e Shoqatës së Grave Botërore të Biznesit për Edukim, Kulturë, Art, Histori, Shëndetësi dhe Solidaritet, Serpil Ekinxhi, Nakshije Ilmek dhe Adil Koçalan, kryetar i Shoqatës së Mediave.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe në mundësitë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kulturës, mediave, arsimit dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri Stoilkoviq i njoftoi bashkëbiseduesit me aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me ç’rast u theksua rëndësia e kultivimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, respektimit të dallimeve dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet popujve si themel për stabilitet, bashkëpunim dhe përparim.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri të përbashkët për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave që do të kontribuojnë në zhvillimin e miqësisë, shkëmbimit kulturor dhe lidhjes ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Accessibility Menu