Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq mori pjesë në një ceremoni në Beograd me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq mori pjesë në një ceremoni në Beograd me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, në hapësirat e “Madlena Art Palace” në Beograd u mbajt një ngjarje solemne, e organizuar nga Ambasada e RMV-së në Republikën e Serbisë. Ngjarja u zhvillua nën patronazhin e Ambasadës, e udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori Nikola Tupançeski.

Në pritje mori pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, i cili me praninë e tij i dha një peshë të veçantë shënimit të kësaj feste të rëndësishme shtetërore.

Ngjarja paraqiti një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, përmes shkëmbimeve diplomatike e kulturore, si dhe për thellimin e lidhjeve miqësore.

Pritja solemne u pasurua me një program kulturor-artistik, ndërsa morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, trupit diplomatik, jetës publike e kulturore, si dhe anëtarë të bashkësisë maqedonase në Serbi.

Accessibility Menu