Shoqata “Divanhana” e realizoi me sukses aktivitetin projektues “Të barabartë në të drejta, së bashku në dije”, i financuar nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Në kuadër të këtij aktiviteti u organizua trajnim për mësimdhënësit e shkollave fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën boshnjake dhe serbe, si dhe në shkollat ku gjuha boshnjake dhe ajo serbe mësohen si lëndë zgjedhore: “Gjuha dhe kultura e boshnjakëve” dhe “Gjuha dhe kultura e serbëve”.
Me këtë trajnim, shoqata “Divanhana” dha një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e procesit mësimor dhe forcimin e bashkëpunimit e mirëkuptimit ndëretnik, me qëllim sigurimin e kushteve të barabarta për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në arsimimin multikulturor.