Janë siguruar pajisje moderne rehabilituese për personat me paralizë cerebrale përmes projektit “Mundësi të barabarta për të gjithë”

Janë siguruar pajisje moderne rehabilituese për personat me paralizë cerebrale përmes projektit “Mundësi të barabarta për të gjithë”

Personat me paralizë cerebrale mbi moshën 26 vjeç nga Shkupi dhe rrethina kanë marrë një shpresë të re për jetë më të mirë dhe më cilësore përmes projektit “Mundësi të barabarta për të gjithë, mbështetje për personat me paralizë cerebrale”, i realizuar nga shoqata Këshilli i prindërve të fëmijëve dhe personave me paralizë cerebrale “Engjëjt e artë”, dhe i mbështetur nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i barazisë dhe lufta kundër diskriminimit në të gjitha sferat e jetës shoqërore, me fokus në ofrimin e mbështetjes praktike për personat me aftësi të kufizuara. Realizimi i tij përfshiu blerjen e pajisjeve moderne rehabilituese, të cilat do t’u mundësojnë përdoruesve qasje në terapi fizikale të rregullt.

Pajisjet përfshijnë gjashtë aparate të ndryshme: N6-Multifunctional Stimulator, E5-Multifunctional Foot Massager, NM 200 Tourmanium Projector, Miricle II, HC 1 (eye strip) dhe NM 30 (neck pillow), me ndihmën e të cilave 35 anëtarë aktivë të shoqatës “Engjëjt e artë”, që nuk janë të përfshirë në shërbimet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të kenë mundësi për rehabilitim të rregullt, nga i cili pritet përmirësim i ndjeshëm i gjendjes së tyre fizike dhe ulje e dhimbjeve kronike.

Përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë për personat me paralizë cerebrale, projekti parashikoi edhe trajnim të specializuar për prindërit dhe asistentët personal, me qëllim përdorimin e duhur të pajisjeve dhe përfshirjen në proceset e kujdesit të përditshëm. Në këtë mënyrë u mundësua më shumë autonomi për familjet, ndërsa njëkohësisht ulet nevoja për vizita të shpeshta në institucionet shëndetësore. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një komuniteti gjithëpërfshirës, ku personat me aftësi të kufizuara nuk mbeten në margjina, por marrin pjesë aktive në të gjitha sferat e jetës.

Accessibility Menu