Stoilkoviq: Forumi Partipativ është shembull se si bashkëpunimi i vazhdueshëm mund të shpie drejt përmirësimeve konkrete për bashkësitë etnike në vend

Stoilkoviq: Forumi Partipativ është shembull se si bashkëpunimi i vazhdueshëm mund të shpie drejt përmirësimeve konkrete për bashkësitë etnike në vend

Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive (AOPZ) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup shënuan pesëmbëdhjetë vjetorin e Forumit Partipativ, një prej mekanizmave më jetëgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për dialog ndërmjet institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të bashkësive jo shumicë.

I krijuar në vitin 2011 me mbështetje nga Misioni, Forumi Partipativ siguron një hapësirë strukturore dhe të besueshme, ku bashkësitë janë në kontakt me institucionet për çështje që lidhen me të drejtat e tyre, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.

Në këtë ngjarje folën nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, dr. Suzan Penksa, zëvendës shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup, si dhe Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive.

Stoilkoviq theksoi përkushtimin e Qeverisë për nxitjen e përfshirjes.

“Qeveria vazhdon të përkrahë mekanizmat që forcojnë kohezionin social. Forumi Partipativ është shembull se si bashkëpunimi i vazhdueshëm mund të çojë drejt përmirësimeve konkrete për bashkësitë etnike në vend”, tha Stoilkoviq.

Accessibility Menu