Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në hapjen e panairit “Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur”

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në hapjen e panairit “Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur”

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, me ftesë të zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministres së ekonomisë, znj. Adrianа Mesaroviq, sot mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të katërt të panairit “Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur”, i cili nga 22 deri më 25 nëntor 2025 po mbahet në Panairin e Beogradit.

“Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur” është një panair i verës, rakisë, ushqimit dhe turizmit që realizohet në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, një platformë rajonale e afirmuar për paqe, bashkëpunim ekonomik dhe ndërlidhje.

Ky është një manifestim i rëndësishëm rajonal, i vetmi i këtij lloji në Evropën Juglindore, që paraqet një mundësi të shkëlqyer për prezantim, promovim dhe shkëmbim të produkteve, si dhe për forcim shtesë të lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve të rajonit. Gjatë tre viteve të fundit, panairi është pozicionuar si qendër e shijeve botërore, njohurive dhe mundësive afariste. Nën sloganin “Unike”, edicioni i sivjetshëm vazhdon të lidhë rajonin me botën, duke u krijuar ekspozuesve hapësirë për rritje, zhvillim dhe krijim të partneriteteve të reja.

Pritet që edhe këtë vit “Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur” të jetë një platformë e rëndësishme për rrjetëzim, promovim dhe prezantim të ofertës gastronomike dhe turistike rajonale para një publiku të gjerë ndërkombëtar.

Accessibility Menu