Në prag të 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, zhvilloi takim me punonjësit pjesëtarë të bashkësisë rome në Ministri.
Në takim, punonjësit ndanë përvojat, sfidat dhe propozimet e tyre, duke theksuar nevojën për aktivitete të vazhdueshme të orientuara drejt përmirësimit të pozitës së bashkësisë rome dhe ndërtimit të një shoqërie pa dallime. U diskutua gjithashtu për gjendjen aktuale të romëve, përfaqësimin e tyre në institucione, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të përfshirjes së tyre në proceset shoqërore.
Theks i veçantë iu kushtua krijimit të kushteve për qasje të barabartë në mundësi, zhvillim profesional dhe forcim të mbështetjes institucionale.
Ministri theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me punonjësit, si bazë për hartimin e politikave dhe masave më efikase që do t’u përgjigjen nevojave reale.
Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive mbetet e përkushtuar për avancimin e barazisë, përfshirjes dhe respektit të ndërsjellë, si vlera themelore të një shoqërie demokratike.