Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Shoqatës së Grave Biznesmene

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Shoqatës së Grave Biznesmene

Me qëllim të përfshirjes aktive të të gjitha palëve të interesuara në përmirësimin e pozitës së gruas, forcimin e kohezionit shoqëror, përfaqësimit të drejtë dhe besimit ndëretnik, si dhe për fuqizimin ekonomik të grave përmes krijimit të një klime të favorshme biznesi dhe sigurimit të mbështetjes sistematike për zhvillimin dhe promovimin e ndërmarrësisë së grave, zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq dhe kryetarja e Shoqatës së Grave Biznesmene, znj. Valentina Disoska, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Me nënshkrimin e memorandumit ndërmjet Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Shoqatës së Grave Biznesmene vendoset një kornizë bashkëpunimi ndërmjet dy palëve, përmes përcaktimit të parimeve, fushave dhe aktiviteteve me interes të përbashkët, me qëllim kontribut të drejtpërdrejtë në zbatimin dhe avancimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, palët do të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe lidhjes socio-ekonomike të bashkësive, me fokus të veçantë në lidhjen dhe fuqizimin e grave nga të gjitha bashkësitë.

Njëkohësisht, ky bashkëpunim do të mundësojë avancim të mëtejshëm të të drejtave të grave dhe pozitës së tyre socio-ekonomike në shoqëri.

Bashkëpunimi do të realizohet në disa fusha me interes të përbashkët, ndër të cilat: rrjetëzimi ndëretnik përmes krijimit të “urave ekonomike”, forcimi i rajoneve kufitare, zhvillimi i bashkëpunimit biznesor përmes kulturës, si dhe nxitja e dialogut publik.

Parashihet që bashkëpunimi të realizohet mbi bazën e komunikimit dhe iniciativave të ndërsjella, ku Ministria do të ketë rolin e mbështetësit institucional të aktiviteteve të përbashkëta, ndërsa Shoqata do ta informojë rregullisht për aktivitetet e realizuara. Memorandumi i bashkëpunimit hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.

Accessibility Menu