Ministri Ferati nis rishikimin e rregulloreve të punës për një administratë më efikase dhe më të përgjegjshme

Ministri Ferati nis rishikimin e rregulloreve të punës për një administratë më efikase dhe më të përgjegjshme

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka nisur procesin e rishikimit të rregulloreve të punës në Ministri, si pjesë e angazhimit për modernizimin e administratës dhe përmirësimin e funksionimit institucional.

Ministri Ferati theksoi se ndryshimi duhet të fillojë nga vetë institucionet, duke ndërtuar procese më efikase, përgjegjësi më të madhe institucionale dhe një administratë të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

“Ndryshimi fillon nga vetë institucioni. Sot kam nisur procesin e rishikimit të rregulloreve të punës, me synimin për të ndërtuar një administratë më efikase, më të përgjegjshme dhe më të orientuar ndaj qytetarëve,” deklaroi ministri Ferati.

Ai shtoi se institucionet duhet të funksionojnë sipas standardeve të larta, me vendimmarrje më të shpejtë dhe shërbime cilësore.

“Ky është hapi i parë drejt një administrate që u shërben qytetarëve me profesionalizëm, transparencë dhe përgjegjësi,” theksoi ministri Ferati.

Accessibility Menu