Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, forcimit të dialogut, bashkëpunimit institucional dhe promovimit të politikave gjithëpërfshirëse në interes të të gjithë qytetarëve.
Ministri Ferati falënderoi Zëvendëskryeministrin e Parë për urimet dhe mbështetjen e shprehur, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për realizimin e prioriteteve të Ministrisë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe me institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve.