Ministri Ferati: Dialogu, respekti dhe bashkëpunimi do të jenë udhërrëfyesi i mandatit tim

Ministri Ferati: Dialogu, respekti dhe bashkëpunimi do të jenë udhërrëfyesi i mandatit tim

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, deklaroi se mandatin e tij do ta ushtrojë me përgjegjësi të lartë institucionale dhe me përkushtim të plotë ndaj interesit publik.

Ministri Ferati theksoi se dialogu, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të jenë shtyllat mbi të cilat do të ndërtohet puna e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

“Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, nis këtë mandat me bindjen se dialogu, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi janë themeli i një shoqërie më të fortë. Do të punoj me transparencë, integritet dhe përkushtim në shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi ministri Ferati.

Ai ritheksoi se Ministria do të jetë një institucion i hapur, që do të promovojë bashkëpunimin, besimin dhe barazinë ndërmjet të gjitha bashkësive.

Accessibility Menu