Manastiri ishte dje mikpritës i festimeve me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për bashkësinë rome në mbarë botën dhe festohet me një sërë aktivitetesh që synojnë të theksojnë rëndësinë e kulturës, traditës dhe të drejtave të romëve.
Zëvendësministri Nezdet Mustafa, në fjalimin e tij, ua uroi festën të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë rome, duke theksuar detyrimin për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e vetëdijes dhe inkurajimin në procesin e integrimit të romëve në shoqëri.
“Me shënimin e 8 Prillit, ne japim mbështetjen tonë për vazhdimin e përpjekjeve në përmirësimin e të drejtave dhe pozitës së romëve në të gjitha aspektet e jetës. Së bashku vazhdojmë të punojmë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse me të gjitha bashkësitë”, theksoi Mustafa.
Ngjarja u pasurua edhe me një program kulturo-artistik që pasqyroi pasurinë e kulturës rome.