„Të dashur bashkëqytetarë, pjesëtarë të bashkësisë fetare myslimane, në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.
Kurban Bajrami është kohë e thellësisë shpirtërore, solidaritetit dhe afërsisë, që na kujton vlerat e mirësisë, sakrificës dhe humanizmit.
Qoftë kjo festë burim paqeje, mirëqenieje dhe gëzimi në shtëpitë dhe zemrat tuaja. Ju uroj mbi të gjitha shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe lumturi familjare.
Të vazhdojmë ta kultivojmë besimin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe respektin si themel për bashkëjetesë dhe një të ardhme të përbashkët të mbushur me respekt dhe harmoni.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me urimet më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie“, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.