GËZUAR ILINDENI – një nga datat më të thella në kujtesën historike dhe kolektive të popullit dhe shtetit maqedonas

GËZUAR ILINDENI – një nga datat më të thella në kujtesën historike dhe kolektive të popullit dhe shtetit maqedonas

Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më lejoni t’ju uroj 2 Gushtin, Ilindeni – Ditën e Republikës – një nga datat më të thella në kujtesën historike dhe kolektive të popullit dhe shtetit maqedonas.

 

Duke e nderuar Ilindenin, ditën që na bashkon dhe na frymëzon, ne shprehim respekt për veprat historike dhe themelet e vlerave mbi të cilat u ndërtua ideja për liri, drejtësi dhe bashkëjetesë.

 

Ilindeni i sotëm na kujton përgjegjësinë që mbajmë – ta ruajmë dhe ta përparojmë Republikën, të kultivojmë vlerat e unitetit, solidaritetit dhe mirëkuptimit, dhe të punojmë për një të ardhme në të cilën çdo qytetar do të ndihet i denjë dhe i barabartë.

 

Gëzuar 2 Gushti, Ilindeni – Dita e Republikës! Le të jetë mesazhi i tij për unitet, dinjitet dhe vizion për një të nesërme më të mirë udhërrëfyesi ynë, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së dhe ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.

Accessibility Menu