Zëvendësministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Nezhdet Mustafa, mori pjesë në ngjarjen përkujtimore të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Rome në Republikën e Serbisë, duke vendosur një kurorë në përmendoren për Romët e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ngjarja u mbajt në Pançevë me qëllim të ruajtjes së kujtesës për viktimat dhe nxitjen e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe barazisë.
Ky akt përkujtimi nënvizon rëndësinë e kujtesës historike dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e të drejtave dhe pozitës së bashkësisë etnike rome.