Nezhdet Mustafa, zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Akademiko-Profesionale me temë “E drejta (zakonore) rome, tradita dhe kultura”, e cila u mbajt në Zagreb, Kroaci. Ky ngjarje me rëndësi mblodhi përfaqësues të shquar nga bota akademike, ekspertë dhe vendimmarrës, me qëllim të thellimit të kuptimit për traditat juridike rome dhe rolin e tyre në shoqërinë bashkëkohore.
Në fjalimin e tij, Mustafa theksoi rëndësinë e përfshirjes së romëve në proceset shoqërore dhe juridike, duke nënvizuar se reformat në këtë fushë janë kyçe për përmirësimin e statusit të komunitetit rom, me theks në mbrojtjen juridike, qasjen në arsim dhe mundësitë ekonomike.
Si rezultat i diskutimeve dhe përfundimeve të konferencës, u miratua Rezoluta e Zagrebit, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të statusit juridik të romëve në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo rezolutë bën thirrje për mbrojtje më të madhe juridike, njohje dhe integrim të së drejtës zakonore rome në sistemet juridike kombëtare.