Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, realizoi sot një takim pune me përfaqësues nga Partia e Vllehëve të Maqedonisë.
Takimi, në të cilin morën pjesë Sterjo Papuli, kryetar i PVM-së, Gjorgji Gjorgjiev, sekretar i përgjithshëm, Sterja Kostovski, nënkryetar, dhe Mihajllo Çunkoski, kryetar i organizatës komunale Karposh, u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për gjendjen aktuale që ka të bëjë me bashkësitë etnike në vend, me fokus të veçantë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe nxitjen e shpirtit multietnik.
Bashkëbiseduesit, në përfundim të takimit, u pajtuan se ky është një hap me qëllim të vetëm – përparimin e pozitës së bashkësive më të vogla drejt rezultateve më të mira dhe planeve të reja për të ardhmen.