Me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, sot një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, vendosi kurorë me lule pranë pllakës përkujtimore në Kumanovë.
Me këtë akt u shpreh nderim i denjë për heronjtë që sakrifikuan jetën për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit dhe shtetit maqedonas.
Zëvendëskryeministri Stoilkoviq theksoi se 11 Tetori mbetet simbol i luftës kundër fashizmit dhe i aspiratës për liri e dinjitet të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të saj, duke nderuar kujtimin e luftëtarëve të rënë për liri.
Delegacioni u përkul para përmendores në shenjë mirënjohjeje të thellë dhe kujtese për sakrificën historike dhe vizionin e gjeneratave që vunë bazat e shtetit të sotëm.