Shoqëria Kulturore-Artistike “Jeni Jol” realizoi me sukses ngjarjen përmbyllëse në kuadër të projektit “Duart e vogla, trashëgimi e madhe”, i mbështetur nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Projekti ka për qëllim t’u mundësojë fëmijëve nga bashkësi të ndryshme etnike të njihen më mirë me trashëgiminë e tyre kulturore, të forcojnë kohezionin shoqëror dhe të kontribuojnë në luftën kundër diskriminimit, duke nxitur vetëdijen për barazi dhe të drejta të njeriut.
Gjatë projektit, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh përmes të cilave zbuluan pasurinë e larmishme kulturore të Maqedonisë dhe fituan njohuri e miqësi të reja. Në ngjarjen përmbyllëse, ata prezantuan hulumtimet dhe krijimet e tyre, duke u bërë vërtet ambasadorë të vegjël kulturorë.
Punëtori kulturore për ushqim tradicional, muzikë, valle popullore, folklor dhe veshje tradicionale të bashkësive të ndryshme etnike;
Punëtori edukative dhe interaktive për të drejtat e fëmijëve, diskriminimin dhe barazinë;
Mbledhje dhe rrëfim të tregimeve familjare të lidhura me trashëgiminë kulturore;
Punëtori për “ambasadorët e vegjël kulturorë”, ku fëmijët prezantuan hulumtimet e tyre përmes postereve dhe punimeve kreative;
Dhënie të ëmblemave të “ambasadorëve kulturorë” si simbol i kontributit të tyre në ruajtjen e diversitetit kulturor.
Me projektin “Duart e vogla, trashëgimi e madhe”, SHKA “Jeni Jol” kontribuon në përparimin dhe ruajtjen e traditës kulturore të bashkësive etnike më të vogla në vendin tonë, si dhe në nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës. Përmes kulturës dhe traditës, fëmijët mësojnë të respektojnë dallimet dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime dhe diskriminim.
Me iniciativa të tilla krijohet mundësi që e gjithë shoqëria maqedonase të njihet më mirë me kulturën dhe identitetin e bashkësive etnike më të vogla, duke nxitur bashkëjetesë të vërtetë ndëretnike, barazi dhe respekt.