Takim i zëvendëskryeministrit Stoilkoviq me ushtruesin e detyrës kryetar të OEMVP-së, Aliu

Takim i zëvendëskryeministrit Stoilkoviq me ushtruesin e detyrës kryetar të OEMVP-së, Aliu

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ivan Stoilkoviq, sot realizoi një takim pune me ushtruesin e detyrës kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), z.Nuhi Aliu.

Në takim u prezantua puna e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, aktivitetet e saj aktuale dhe planet e ardhshme, me ç’rast u bë një shkëmbim përvojash në drejtim të avancimit të zhvillimit ekonomik, përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së zhvillimit rajonal.

Në kuadër të bisedimeve u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në fusha me interes të përbashkët, me qëllim mbështetjen e ekonomisë, paraqitjen në tregje të treta, bashkëpunimin rajonal dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike të qëndrueshme.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe u theksua veçanërisht gatishmëria për bashkëpunim të mëtejmë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm si bazë për gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe të balancuara.

Accessibility Menu