Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot ka realizuar një takim pune me koordinatorin nacional për krijimin dhe monitorimin e strategjive dhe politikave nacionale për bashkësitë joshumicë, z. Erxhan Demir.
Në takim u diskutua për disa tema, me theks të veçantë në vendosjen e një koordinimi funksional, shkëmbimin e informatave dhe të dhënave relevante, si dhe harmonizimin e prioriteteve dhe hapave të ardhshëm në drejtim të planifikimit dhe zbatimit më efikas të politikave publike që lidhen me bashkësitë joshumicë. Në këtë drejtim u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm institucional, përfshirë aktivitetet që lidhen me Strategjinë për zhvillimin e interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror 2027–2032 me Plan Veprimi, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi dhe të konfirmohet përcaktimi i fortë dhe i qartë i Qeverisë së RMV-së për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, barazisë dhe lidhjes shoqërore në shtet.
Takimi u vlerësua si konstruktiv, me gatishmëri të shprehur për komunikim të rregullt dhe hapa konkret. Bashkëbiseduesit u dakorduan se komunikimi institucional në kohë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë kyçe për arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe sigurimin e vazhdimësisë në proceset me interes të përbashkët, brenda kompetencave të institucioneve.