Takim pune me temë Qasjet për detektimin e gjuhës së urrejtjes ndaj bashkësive më të vogla etnike në Ballkanin Perëndimor

Takim pune me temë Qasjet për detektimin e gjuhës së urrejtjes ndaj bashkësive më të vogla etnike në Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri Nezhdet Mustafa mori pjesë në panel diskutimin me temë “Gjendja aktuale e bashkësive etnike në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra për komunitetin rom DROM, e udhëhequr nga kryetari Ahmet Jasharevski. Ngjarja, e cila mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme, organizata qytetare dhe partnerë ndërkombëtarë, u fokusua në analizimin e gjendjes aktuale të bashkësive etnike dhe përmirësimin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.

Në fjalën e tij, zëvendësministri theksoi përkushtimin e Ministrisë për avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e pozitës së të gjitha bashkësive etnike në vend. Ai gjithashtu vuri në dukje se dialogu midis institucioneve shtetërore, sektorit civil dhe mbështetjes ndërkombëtare nga partnerët është një faktor kyç për arritjen e një përfshirjeje dhe barazie më të madhe.

Fjalën përshëndetëse mbajti edhe deputeti evropian dhe kryetar i Unionit Federal bashkësive Evropiane (FUEN), Lorant Vinçe, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme për integrimin dhe desegregimin e tyre në shoqëri.

Ngjarja vazhdoi me një diskutim të hapur, ku pjesëmarrësit theksuan sfidat e përditshme nga vendet e tyre të origjinës dhe paraqitën propozime për përmirësimin e gjendjes së bashkësive etnike në vend.
Takimi i punës mes zëvendësministrit dhe z. Vinçe përfundoi me një mbledhje të veçantë, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen bashkësitë më të vogla etnike dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë, do të mund të japin përgjigje pozitive dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete.

Accessibility Menu