Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, falënderoi shumicën parlamentare për mbështetjen, votën dhe besimin e dhënë me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Ministri Ferati theksoi se zgjedhja në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive përfaqëson një nder të madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi të rëndësishme publike.
“Besimin që mora sot e konsideroj si obligim për punë të ndershme, qasje të hapur dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ministri Ferati.
Ai nënvizoi se puna e Ministrisë do të udhëhiqet nga transparenca, dialogu dhe bashkëpunimi, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet të gjitha bashkësive dhe ndërtimin e besimit institucional.
“Nga sot, fillojmë ndryshe”, theksoi ministri Ferati, duke shtuar se prioritet do të jetë puna e përgjegjshme dhe në interes të të gjithë qytetarëve.