Një delegacion nga Mali i Zi në vizitë të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Një delegacion nga Mali i Zi në vizitë të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Sot, në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, zëvendësministri Nezhdet Mustafa realizoi një takim pune me një delegacion nga Mali i Zi, i përbërë nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet grupeve etnike, me një fokus të veçantë në çështjen rome dhe integrimin e romëve në të dy shoqëritë, shkëmbimin e praktikave të mira dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kjo vizitë është një hap tjetër në drejtim të ndërtimit të shoqërive inkluzive, të bazuara në kuptimin dhe respektin e ndërsjellë.

Rezymeja e këtij takimi ishte se mbledhjet e tilla të punës, ku shkëmbehen përvoja të përbashkëta, janë të nevojshme dhe duhet të bëhen pjesë e agjendave si të ministrive, ashtu edhe të të gjitha palëve të përfshira në procesin e integrimit dhe kohezionit.

Accessibility Menu