Në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju drejtoj urimet më të sinqerta me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve, ditë në të cilën i japim nderimin e merituar kulturës suaj të pasur, traditës dhe kontributit historik.
Kjo datë e rëndësishme paraqet simbol i respektimit të diversitetit gjuhësor dhe kulturor, një rikujtim për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe afirmimin e vlerave të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Njëkohësisht, kjo është mirënjohje për gjithçka që komuniteti vlleh kontribuon në zhvillimin e shoqërisë sonë multikulturore dhe demokratike.
Kultura, gjuha dhe identiteti vlleh janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e strukturës së pasur kulturore të shtetit tonë dhe mozaikut të trashëgimisë kulturore maqedonase. Le të jetë 23 Maji një nxitje për vazhdimin e kultivimit dhe afirmimit të identitetit dhe vlerave vllehe – në frymën e bashkëjetesës, gjithëpërfshirjes dhe respektit të ndërsjellë.
Kultivimi dhe ruajtja e identitetit kulturor është interes dhe obligim i përbashkët i të gjithëve, që angazhohemi për një shoqëri në të cilën vlerësohen dallimet dhe përparohen të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Ju uroj që këtë festë ta kaloni në shëndet, gëzim dhe krenari, me ndjenjë përkatësie dhe mbështetjeje, thotë në urimin e tij me rastin e Ditës Kombëtare të Vllehëve zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër Ivan Stoilkoviq.