Sot festojmë ditën e themelimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase, ditë që mbetet e skalitur në kujtesën kolektive të popullit maqedonas dhe ditën kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të shtetit maqedonas. Kjo ditë është një simbol i fillimit dhe një ditë kur hidhen themelet, një ditë kur kujtojmë këmbënguljen dhe sakrificën, por edhe vendosmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm për liri dhe pavarësi. Organizata revolucionare maqedonase është përkujtues dhe motiv për betejat dhe tundimet me të cilat përballemi çdo ditë, të bashkuar në luftën për një të ardhme më të mirë të përbashkët që do t’ua krijojmë brezave të ardhshëm vetëm me besim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Gëzuar Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
Gëzuar festën Maqedoni!