Pjesë e delegacionit shtetëror dhe kishtar për shënimin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës, për shënimin e 121-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 80-vjetorit të Seancës së Parë të ASNOM-it, e udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, Ivan Stoillkoviq.
Pas përfundimit të aktiviteteve në Pelincë, ku presidentja Siljanovska-Davkova mbajti një fjalim, vendosi lule të freskëta para Qendrës Memoriale të ASNOM-it dhe vizitoi dhomën përkujtimore në të njëjtën, delegacioni u drejtua në manastirin “Prohor Pçinski”, ku u mbajt Seanca e Parë e ASNOM-it, dhe u pritën nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në përbërje të delegacionit shtetëror dhe kishtar, i udhëhequr nga presidenteja Siljanovska-Davkova, ishin edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, ambasadori i Maqedonisë në Republikën e Serbisë, Nikola Tupançeski, përfaqësuesit nga Bashkimi i Luftëtarëve Naum Burevski dhe Snezana Nestorovska, si dhe mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovës, Grigori.
“Sot është dita që frymëzon dhe bashkon, dita e ëndrrës, dëshirës dhe vendosmërisë së shumë gjeneratave të kaluarës, ditë për nderim të revolucionarëve të guximshëm, ditë për besim në idealet e lirisë, por edhe ditë për shpresë në një të ardhme më të mirë. Gëzuar Ditën e Republikës, Ilinden, festën e madhe fetare dhe kombëtare të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri Stojllkoviq.