Zëvendësministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Nezhdet Mustafa ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, ku u diskutua për çështjet kyçe lidhur me marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Theks i veçantë gjatë këtij takimi u vendos në rolin dhe rëndësinë e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në ndërtimin e një shoqërie kohezive, me fokus në zbatimin e masave dhe mjeteve që burojnë nga Marrëveshja Kornizë. Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe fetare, si dhe për një qasje proaktive në zgjidhjen e sfidave infrastrukturore në komunat multietnike në mbarë vendin.
Ky takim rezultoi me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe konfirmimin e mbështetjes së pa rezervë në interes të të gjitha bashkësive në Maqedoninë e Veriut. Takimi paraqet edhe një tjetër hap drejt përpjekjeve të përbashkëta me qëllim të ndërtimit të një shoqërie në harmoni dhe gjithëpërfshirëse.