Thirrje për dorëzimin e krijimeve të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit

Thirrje për dorëzimin e krijimeve të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit

Në prag të 21 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Ministria për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Drejtoria për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Bashkësive Drejtoria për Promovimin dhe Avancimin e Kulturës së Bashkësive, shpallin thirrje për dorëzimin e krijimeve (poezi-prozë) të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Krijimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit, pavarësisht nëse ajo është pjesë e mësimit të rregullt në shkollë.

Temat e krijimeve duhet të jenë me zgjedhje të lirë nga nxënësi, por nuk duhet të përmbajnë elemente diskriminuese ndaj anëtarëve të bashkësive të tjera, gjuhës së tyre apo besimit fetar (krijimet me elemente të tilla nuk do të merren parasysh).

Krijimet duhet të dorëzohen në një zarf, me shënimin – Thirrje për krijime në gjuhën amtare, në arkivin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më së voni deri më datë 14.2.2025, ose në email-in: ismail.demirovic@moz.gov.mk dhe duhet të jenë të pabotuara më parë.

Në zarf duhet të shënohet emri dhe mbiemri i nxënësit, emri dhe mbiemri i mësuesit, numri i tij i telefonit, si dhe emri i shkollës dhe komuna.

Krijimet më të mira të shkruara në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhën rome, serbisht, boshnjakisht, vllahisht dhe/ose gjuhë të tjera) do të shpërblehen nga Ministria për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive.

Presim krijimet tuaja!

Accessibility Menu