Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe Ekspertët angazhohen për Strategjinë 2027–2032, në fokus Interkulturalizmi dhe Kohezioni Shoqëror 

Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe Ekspertët angazhohen për Strategjinë 2027–2032, në fokus Interkulturalizmi dhe Kohezioni Shoqëror 
Përfaqësues të Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe ekspertë tematikë zhvilluan takim për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Interkulturalizëm dhe Kohezion Shoqëror 2027–2032 me Plan Veprimi. Në takim u diskutuan objektivat, fushat prioritare dhe masat që do të përfshihen në dokumentin e ri strategjik. Shefi i kabinetit dhe koordinatori i procesit, Shpend Murati, prezantoi ecurinë e përgatitjes dhe rëndësinë e kontributit të ekspertëve në hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me nevojat e shoqërisë.
 
Strategjia synon avancimin e dialogut ndërkulturor, forcimin e kohezionit shoqëror, barazinë dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në jetën shoqërore, si dhe promovimin e mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë ndërmjet bashkësive. Në kuadër të Planit të Veprimit do të përcaktohen aktivitete dhe indikatorë konkretë për periudhën 2027–2032, së bashku me mekanizmat për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e tyre.
 
Strategjia do të hartohet nga Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, në bashkëpunim me Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, me mbështetjen profesionale dhe teknike të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë.

Accessibility Menu